Opozita: Marrëveshja për Kodin telefonik, e dëmshme për Kosovën

Kodi telefonik shtetëror, për opozitën konsiderohet si marrëveshje e dëmshme, e cila rrezikon sovranitetin e vendit.

Glauk Konjufca nga VV thotë se esenca e marrëveshjes për Kodit telefonik, është futja e operatorit të Serbisë dhe operimi i tij brenda Republikës së Kosovës dhe se kjo e dëmton sovranitetin e vendit, duke i krijuar avantazh të madh Serbisë, për të kontrolluar një pjesë të telekomunikacionit të republikës së Kosovës.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes është legalizuar operatori i telefonisë serbe në Kosovë dhe shkëmbimet në mes të kujtdoqoftë, që e përdor këtë operator dhe gjithë popullatës e cila mbulohet, pra konsumatorëve të cilën e mbulon ky operator mobil. Shkëmbimet mes këtij operatori dhe Serbisë do të jenë pa kod ndërkombëtar. Pra do të ketë një shkëmbim të brendshëm të telefonisë. Sikurse pothuajse të ishte një shtet Kosova me Serbinë. Pra kështu ka qenë zgjidhja. Kjo zgjidhje nuk e ndihmon sovranitetin e Kosovës. Unë mendoj se e ka dëmtuar sovranitetin e Kosovës. Prandaj bazuar dhe në këto vërejtje, ne kemi menduar se është marrëveshje e keqe dhe solucion i keq që është zgjedhur për telefoninë mobile në Kosovë”, tha ai.

Edhe Pal Lekaj nga AAK, transmeton kp, thotë se Serbia e ka kodin shtetëror dhe se Kosova do ta ketë një kod krahinor, i cili është në dëm të Kosovës.

“Qytetarët e Kosovës janë ngopur me marrëveshjet apo dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Sepse nuk mendoj që është duke u zhvilluar dialogu në të mirën e Kosovës dhe mund ta quajmë një sukses të Serbisë, por assesi të republikës së Kosovës. Kur e them këtë, nëse është që po e quan ‘zonja Fluskë’ këtë sukses të Kosovës, atëherë pse duhet të shkoj përmes Beogradit dhe jo ne të vendosim vet për qytetarët tanë. Atëherë pse duhet me apliku një shtet tjetër i tretë për kodin telefonik, kur ne jemi të pranuar ndërkombëtarisht si shtet i Kosovës. Në këtë drejtim mendoj se këtu sukseset janë të Serbisë. Sepse Serbia e ka kodin shtetëror dhe ne mund ta kemi një kod krahinor, që është në dëm të Kosovës dhe iu shtjerr xhepat e qytetarëve të Kosovës. Serbia po përfiton nga qytetarët e Kosovës, nëse ne nuk po përfitojmë nga qytetarët e Serbisë. Prandaj ne e quajmë si marrëveshje të dëmshme për Kosovën”, tha ai.

E kryeparlamentari Kadri Veseli thotë se Kosova tashmë do ta ketë kodin e saj telefonik dhe se ka marrë fund njëherë e përgjithmonë influenca e Serbisë mbi Republikën e Kosovës.

“Procesi i pavarësimit dhe sovranitetit të Kosovës, është duke ecur fuqishëm përpara dhe nuk ka kthim mbrapa. Çdo mbeturinë e ish pushtetit të Serbisë mbi Kosovën, është duke u larguar. Kemi parasysh më Kosova nuk do ta ketë kodin 00381. Vet ky fakt është i dallueshëm edhe për fëmijët në Kosovë. Kosova do ta ketë kodin e vet telefonik nga institucionet ndërkombëtare, të cilat merren me çështjen e Telekomit dhe kjo tregon se ka një rrugëtim, i cili është i pavarur tërësisht nga republika e Serbisë. Sovraniteti i republikës së Kosovës, është çështje e përfunduar. Serbia ka marrë fund për Kosovën. Ne raporte të mira po. Por Serbia ka marrë fund njëherë e përgjithmonë që të ketë ndonjë influencë mbi Republikën e Kosovës”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme