Zëvendës ministri i punëve të brendshme Agim Nujiu ka theksuar se dje, në Kumanovë, gjatë organizimit të një evenimenti të madh me rreth njëmijë vizitorë në restorantin “Royal Palace”, një grup më i vogël (simbolik) i qytetarëve e shprehu revoltën e vet ndaj evenimentit.
“Policia, si gjithmonë kur organizohen evenimente, ishte zyrtarisht e pranishme në terren, me ç’rast, përskaj protestave të qeta, janë konstatuar edhe shkelje të rendit dhe qetësisë publike nga individë të caktuar. Në konsultime me organizatorin e evenimentit, a me qëllim të parandalimit të shkallëzimit të gjendjes dhe qetësimit të pasioneve, pjesëtarët e policisë, edhe pse ishin të përgatitur, nuk zbatuan forcë kundër demonstruesve” ka deklaruar Nuhiu.
Ministria e Punëve të Brendshme është e vetëdijshme për tensionet e zmadhuara politike për shkak të afrimit të zgjedhjeve por, ne paralajmërojmë pjesëmarrësit në betejën politike ti respektojnë oponentët e vet politikë dhe të mos u nënshtrohen provokimeve dhe të provokojnë dhunë. MPB gjithsesi do të jetë vigjilente dhe e pranishme në teren dhe do i përcjellë situatat. MPB ka kapacitet që të sigurojë proces zgjedhor të qetë dhe pa dhunë apo kanosje.