Stoltenberg: Brenda NATO-s ka mosmarrëveshje

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në paraqitjen e tij para Kongresit amerikan ka deklaruar se bvrenda Aleancës ekzistojnë shumë mosmarrëveshje dhe ka kërkuar rritje të buxhetit në mbrojtje të organizatës me qëllim më mirë të përballen me sfidat globale, siç është Rusia.

“Duhet të jemi të sinqertë. Parashtrohen pyetje nga dyja anët e Atlantikut për fuqinë e partneritetit tonë. Po, ekzistojnë mosmarrëveshje”, ka thënë Stoltenberg.

Por, sipas tij, diskutimet e hapura dhe qëndrimet e ndryshme nuk janë shenja të dobësisë, por e kundërta.

“Ajo është shenjë e forcës. Prandaj nuk duhet të befasohemi kur ka dallime mes shteteve anëtare. Sot kemi mosmarrëveshje rreth çështjes siç është tregtia, energjia, ndryshimet klimatike dhe programi nuklear iranian. Ekzistojnë çështje serioze me kundërshtime serioze”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Stoltenberg e ka quajtur NATO-n si aleat më të fuqishëm në histori, e cila edhe sot përballet me shumë sfida.

Mes tyre është roli agresiv i Rusisë të cilin Stoltenberg e ka akuzuar për mobilizim të ushtrisë nga Arktiku deri te Mesdheu dhe nga Deti i Zi deri te Baltiku, sulmet kibernetike, tentimet për përzierje në demokracitë dhe mosrespektim të Marrëveshjes për forcat nukleare me diametër të mesëm, nga e cila u tërhoqën Uashingtoni dhe Moska.

Stoltenberg poashtu ka deklaruar se është i vetëdijshëm se kujtimet për intervenimin e NATO-s në 1999 ende janë të dhembshme për Serbinë, por patjetër të dihet se qëllimi i Aleancës ka qenë “ti mbrojë jetët dhe të pengojë dhunën mbi civilët”.

“Gjatë kohës së bombardimeve më kujtohet kam biseduar me miq të mi të cilët kane jetuar në Beograd dhe pjesë tjera të Serbisë. Konsideroj se me rëndësi është të dihet nga njerëzit e goditur se çka mendojnë ata. Nuk ka qenë e thjeshtë”, ka thënë Stoltenberg.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme