Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo vizitë ka ardhur me ftesë të Komunitetit Katolik Shqiptar Shën Pali në Detroit, për të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, shkruan GazetaBlic.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj do të ketë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar katolik në Amerikë dhe autoritete të Detroitit.
I pari i ekzekutivit kosovar do të takoj edhe zyrtarë tjerë të ShBA-së.
Kryengritja e Malësisë ishte vazhdimësi e kryengritjeve anti-osmane në Kosovë, 1908-1910 dhe i parapriu ngritjes së flamurit në Vlorë nga Ismail – Qemal Vlora si dhe shpalljes së mëvetësisë së shtetit shqiptar më 1912.