Taksa ia humbi Serbisë mbi 170 milionë euro

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka zbuluar se sa është humbja e shtetit të Serbisë dhe Bosnjës gjatë kësaj periudhe prej kur është vendosur taksa prej 100 përqind ndaj produkteve të tyre.

Në Klan Kosova Stavileci u shpreh se vendi fqinj që nga nëntori nuk ka shitur produkte në Kosovë në vlerë prej rreth 170 milionë eurosh.

Këto të dhëna ai i nxori duke u bazuar në atë se sa ka importuar Kosova në të kaluarën, si dhe mes tjerash ka folur edhe për atë se çfarë po bën dogana për të luftuar kontrabandën, duke e vënë në pah se malli refuz është pak më problematik për t’u menaxhuar.

Stavileci po ashtu ka lavdëruar institucionin të cilin e përfaqëson, duke u shprehur se brenda 20 vjetëve dogana ka sjellë me miliarda të hyra për shtetin e Kosovës dhe se ky institucion ka rritje progresive çdo vit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme