Kryeprokurori Hoxha: Po i presim rezultatet e autopsisë së Astrit Deharit

Rezultatet e raportit të Mjekësisë Ligjore për vdekjen e Astrit Deharit ende nuk janë bërë publike. Prokuroria e cila po merret me zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Deharit është në pritje të këtyre rezultateve.

Kryeprokurori, Sylë Hoxha, ka thënë për Gazetën Express, se janë duke i pritur rezultatet nga ana e Mjekësisë ligjore.

Hoxha është shprehur se prokuroria është  në fazën e hetimeve për mbledhjen e provave për hartimin e shkresës së lëndës për rastin Dehari.

“Ende nuk i kemi rezultatet e autopsisë. Ne jemi duke punuar duke u marrë me veprimet hetimore lidhur me këtë çështje. Ne po presim kur të na informojnë Mjekësia Ligjore për  raportin e autopsisë. Për momentin jemi duke i mbledhur provat të cilat na duhen për shkresat e lëndës”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkohë që autopsia e trupit të pa jetë të Astrit Deharit është bërë të hënën e kaluar, dy ditë pasi Astrit Dehari kishte ndërruar jetë në paraburgim, ku ndodhej prej 67 ditësh nën dyshimin se kishte kryer sulm me zollë mbi Kuvendin e Kosovës.

E gjatë ditës së sotme pjesëtarë të shoqërisë civile, aktivistë e përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur protestë duke kërkuar hetim të pavarur për rastin Dehari.
Ndërkaq askush deri më tash s’ka dhënë dorëheqje apo suspenduar pse një anëtar i dyshuar për sulm ndaj institucioneve të Kosovës vdiq në burg.

Vetëvendosje e ka bërë fajtor Shtetin e Kosovës dhe kanë konstatuar se Dehari ishte vrarë. Mirëpo, Prokuroria dhe as Mjekësia Ligjore ende nuk e kanë dhënë versionin e tyre bazuar në gjetjet e deritashme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme