Thaçi në Londër pritet me parullat “Ne kemi një president problematik”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një ligjëratë për situatën politike në Kosovë dhe rajon, për dialogun si dhe për perspektiven euroatlantike të Kosovës në Institutin Mbretëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Chatham House” në Londër.

Para hyrjes në këtë Institut, Thaçi është ndeshur me disa të rinj të cilët në duar mbanin parulla me mbishkrimet “Ne kemi një president problematik”, raporton Koha.net.

“Ne nuk jemi djem problematikë” është një nga deklaratat më të përfolura të presidentit Hashim Thaçi i cili në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë, e përdori për të sqaruar se së bashku me homologun e tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq, po tentojnë të arrijnë një marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme