E martë, 15 Nentor 2016 – Sakte.net /
Ka kohë që kan filluar polemikat jo vetëm në rrjetet sociale dhe televizione por ato tashmë janë kthyer edhe në debat mes Presidentit të AKR-së Behgjet Pacolli dhe ish zëvendëspresidentes Mimoza Kusari.
Ditë më parë Pacolli akuzoi rënd Mimoza Kusarin dhe Ibrahim Makollin se ata ishin vetën përfitues dhe se AKR-në e përdorën si trampolin për ti arritur synimet e veta politike.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetares së Gjakovës kur krahason kryetarin e ish-partisë së saj, AKR-së, Behgjet Pacollin, me presidentin e sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke thënë se që të dy nuk kanë asnjë vlerë tjetër pos asaj materiale.“Ajo si çështje tani veç se është banalizuar nga zotëri Pacolli, në mënyrën se si e portretizon, e që nuk po largohet shumë nga karakteri i presidentit Donald Trump, pasi nuk ka asnjë vlerë në karakterizimin e tillë dhe çdo gjë e përcaktojnë me vlera materiale”,
Nëpërmjet rrjetit social facebook Këshilltari i Pacollit , Jetlir Zyberaj shkon edhe më tutje duke e quajtur kryetaren e Gjakovës miushe.
Postimi i plot :
Gjate kohes qe Miu(ose Miushja) ecte mbi ure bashke me Elefantin, ura dridhej.
Miu( miushja) entuziazmohej se po e dridh uren, madje fare pa ndihmen e Elefantit.
Pastaj miut( Miushes) iu mbush mendja ta dridhte uren vetem.