Tahiri – Kocijançiqit: Më shumë ke shërbyer si zëdhënëse e Gjuriqit, se e BE-së

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një reagim në rrjetin social “Facebook” i është kundërpërgjigjur deklaratës së sotme të zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, e cila sërish ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta heqin taksën.

Tahiri ka shkruar se Kocijançiq gjatë tërë mandatit ka shërbyer më shumë si zëdhënëse e Marko Gjuriqit, se e vendeve anëtare të BE=së.

“Gjatë tërë mandatit të saj Maja Kocijançiç më shumë ka funksionuar si zëdhënse e Zyrës për Kosovë së Marko Gjuriçit se sa të vendeve anëtare të BE. Qëndrimet e saj që sot u paraqitën në media janë vetëm vazhdimësi e qëndrimeve të mëparshme. Kushtëzimi i dialogut nga ana e saj nënkupton bllokim permanent të dialogut. Kosova është për dialog të pakushtëzuar. Nëse doni, ne kemi plotë”, ka shkruar Tahiri.

Ndërsa, Kocijançiq në një intervistë që u publiku sot kërkoi sërish heqjen e taksës, pasi sipas saj përveç dialogut, ajo po pengon edhe rrugën e Kosovës drejt BE-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme