Kosnett: Qeveria e Kosovës të zbatojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtat e Pronës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip Kosnett, ka nxitur Qeverinë e Kosovës të zbatojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtat në Pronë.

Kosnett në Twitter, thotë se drejtësia është baza për prosperitet dhe të drejta të barabarta edhe për gratë.

“Nxis Qeverinë e Kosovës që të zbatojë Strategjinë Kombëtare për të Drejtat e Pronës. Drejtësia është baza për prosperitet dhe të drejtat e barabarta për gratë janë thelbësore për drejtësinë. Zbatimi i kësaj strategjie i takon Qeverisë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës do të përfitojnë”, shkruan Kosnett.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme