Trump: Vendi është mbushur, nuk pranojmë më imigrantë ilegalë

Gjatë një interviste për një medium amerikan, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se shteti që ai e udhëheq është mbushur me imigrantë dhe se ata nuk mund të pranojnë më shumë njerëz nga vendet tjera.

Ai e ka çmuar punën e autoriteteve kufitare të Meksikës për t’i ndaluar kalimet ilegale të kufirit pas kërcënimit të tij për mbyllje të kufirit me këtë shtet.

“Sistemi ynë është plot. Nuk mund ta bëjmë këtë gjë më. Ne po ndërtojmë kampe qëndrimi, por ato po mbushen menjëherë dhe po detyrohemi t’i lirojmë imigrantët pas njëzet ditësh”, tha presidenti amerikan.

Ai i bëri këto komente në prag të daljes nga kontrolli të krizës së imigrantëve. Sipas të dhënave, autoritetet kufitare amerikane janë afër arrestimit të një milion imigrantëve ilegalë vetëm gjatë këtij viti, me ç’rast disa herë është përsëritur kërcënimi për mbyllje të kufirit me Meksikën.

Presidenti amerikan e vizitoi zonën kufitare në Kaliforni përderisa ishte duke udhëtuar për të marrë pjesë në disa tubime në Los Angeles dhe Las Vegas. Ai i fajësoi kundërshtimet e demokratëve për idenë e tij për murin dhe sistemin aktual të imigrantëve për krizën kufitare.

I pari i Shteteve të Bashkuara shtoi se nuk është i interesuar për të mbajtur samit me udhëheqësit e shteteve të Amerikës Latine sepse presidenti meksikan është treguar mjaftueshëm i suksesshëm në luftën kundër kalimeve ilegale të kufirit, shkruan “Fox News”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme