Në portin e Gioia Tauro në Kalabri, policia italiane ka sekuestruar një sasi rekord kokaine. Forcat policore të Reggio Kalabrias sekuestruan në portin kryesor të Kalabrisë 450 kokainë, drogë që po të shitej në treg do të fitoheshin 100 milionë euro, shkruajnë mediat italiane.
Droga ishte fshehur mes kontenierëve dhe besohet se e ka origjinën nga vendet e Amerikës Latine. Ajo kishte si destinacion Italinë, por edhe shtete të tjera europiane, ku “Ndragheta” ka krijuar zona të saj dhe shet lëndë narkotike për përdoruesit.
Që pas ardhjes në pushtet të Mateo Salvinit, Italia ka kryer një sërë operacionesh anti-mafia, por sërish prania e grupimeve kriminale në vend mbetet e lartë.