Specialja trajton raportin për “gylenistët” dhe atë për paratë e lobimit

Prokuroria Speciale e ka marrë në trajtim raportin e një komisioni hetimor parlamentar, në të cilin janë evidentuar 31 shkelje ligjore në rastin e kapjes së gjashtë shtetasve turq dhe dorëzimit të tyre tek autoritetet e Ankarasë.

Për një hetim tjetër parlamentar rreth buxhetit të shpenzuar në emër të lobimit, organi i akuzës nuk është deklaruar, por burime të gazetës kanë treguar se është duke u zhvilluar hetim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në fillim të shkurtit, Komisioni hetimor parlamentar, që është marrë me rrethanat e deportimit të gjashtë turqve nga Kosova për në Turqi, ka bërë publik raportin përfundimtar. Dokumenti voluminoz përmban një numër të madh gjetjesh, që flasin për shkelje ligjore e parregullsi gjatë aksionit të kapjes së njerëzve, që në Turqi akuzohen se i përkasin lëvizjes së Fethullah Gulenit, të cilën e bëjnë përgjegjëse për puçin e dështuar ushtarak të organizuar në 2016-n.

Raporti ka theksuar se procesi i dëbimit ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet dhe aktet nënligjore të Kosovës, por edhe në kundërshtim me procedurat standarde dhe instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Konfirmimin për hetimet e kanë dhënë në Zyrën e Prokurorit Shtetit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme