Selimi godet ish-kolegët: PSD’ja nuk është opozitë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka sulmuar ish-kolegët e tij partiakë, të cilët tani janë pjesë e Partisë Socialdemokrate.

Selimi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se PSD’ja, e cila udhëhiqet nga kreu aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk përbën një parti opozitare.

“PSD’ja s’është opozitë”, ka deklaruar Selimi. “S’po vepron si opozitë”, ka shtuar ai.

“S’munden të luajnë me neve”, është shprehur deputeti i VV’së, duke folur për deputetët e PSD’së në Kuvend.

Selimi ka porositur ish-kolegët e tij që “mos të bëjnë hajgare” me votat e deklaruara për rrëzimin e qeverisë aktuale të vendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme