Brexit, Merkel pro shtyrjes, Macron ka kushte

Gjermania dhe fuqitë e tjera të Bashkimit Europian do të pranojnë kërkesën e Kryeministres Theresa May për një shtyrje tjetër të BREXIT.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka një kusht për këtë – kërkon që të kufizohet ndikimi e Britanisë, ndërsa po përpiqet të largohet.

Në një shenjë se sa shumë kriza trevjeçare e BREXIT ka pushtuar fuqinë britanike, May “ngeci” në Berlin dhe Paris të martën, për t’u kërkuar kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit francez Macron që të lejojnë ekonominë e pestë më të madhe në botë, të shtyjë për herë të dytë daljen.

Merkel, Macron, May

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, të martën ka ftuar krerët e BE-së që t’i japin hapësirë Britanisë së Madhe për të dalë nga blloku, transmeton Klan Kosova.

Ai ka propozuar një shtyrje të procesit të Brexit për një vjet, por jo më gjatë se kaq.

Ky propozim i Tusk vjen pas zvarritjes të Londrës dhe Brukselit që ta shmangin një “marrëveshje” kaotike.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka kërkuar një shtyrje deri më 20 qershor, por që Tusk ka thënë se zhvillimet e muajve të fundit japin “pak arsye për të besuar” se ligjvënësit britanikë të ndarë në dysh mund ta ratifikojnë një marrëveshje deri atëherë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme