“Serbia e di se ku ndodhet secili i zhdukur nga lufta në Kosovë”

Koordinatori për personat e pagjetur në Qeverinë e Kosovës, Jahja Lluka, ka akuzuar Serbinë se nuk po zbaton marrëveshjet e nënshkruara për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Ai në një emision në RTV Dukagjini ka thënë se Beogradi zyrtar vazhdimisht luan lojën kinse është i gatshëm për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, por nuk vepron në këtë drejtim.

“Serbia për çdo njeri tonin të zhdukur e di ku gjendet, pasi ushtria dhe policia e saj asnjë krim nuk e kanë bërë pa plan. Plani ka qenë që të bëhen krimet e pastaj të asgjësohen argumentet dhe të bëhet fshehja e tyre”, tha Lluka.

Ai ka bërë të ditur se këtë pranverë kanë gërmuar pesë lokacione, por pa rezultate konkrete në zbulimin e fatit të të pagjeturve.

“Ne kemi marrë një raport nga OKB për një radar tokësor që ka bërë incizime në disa lokacione në Kosovë dhe Serbi. Ato rezultate tanimë i kemi, të cilat kanë treguar anomali në disa vende. Ne kemi gërmuar në dy vende në Kishnicë, por nuk kemi pasur rezultat pozitiv, pasi radari tregon vetëm anomalitë e shtresave tokësore, kështu që nuk mund të gjejë ndonjë varrezë masive, por aty ku ka dyshime, me urdhër të prokurorit, ne jemi të obliguar t’i kryejmë gërmimet”, tha Lluka.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme