Vendimi i Listës serbe për pjesëmarrje në zgjedhje për kryetarë të katër komunave në vendi të Kosovës më 19 maj mund të ndikojë në vazhdimin e dialogut të bllokuar të Beogradit e Prishtinës, ka deklaruar profesori i univesitetit të Uashingtonit “John Hopkins” Daniel Serwer”.
“Natyrisht, në qoftë se Prishtina tash përgjigjet me suspendimin e taksave, apo me diçka të ngjashme. Mund të jetë ky hap në këtë drejtim dhe unë shpresoj dukshëm për këtë. Do të shtoj se shpresoj se ideja për këmbimin e territoreve do të jetë në tërësi e përjashtuar deri në momentin kur të dyja palët do të kthehen pranë tavolinës së bisedimeve”, ka thënë Server për “Zërin e Amerikës”,
Serwer mendon se vendimi i serbëve të Kosovës, të tubuar rreth Listës serbe, që të dalin në zgjedhje lokale është marrë serbe nuk dëshirojnë ta mbajnë fajin për mossuksesin eventual të dialogut të Beogradit e Prishtinës.
Serwer, njohës i rrethanave në Ballkan, nebdib se përfaqësuesit e serbëve kanë parë se në këtë mënyrë një pjesë të përgjegjësisë për ngecjen e bisedimeve mund të bartet te shqiptarët në Prishtinë.
“Shpresoj se një veprim i tillë i serbëve nga veriu i Kosovës mund të shkaktojë heqjen e taksave, të cilat pushteti i Kosocës e ka vënë në prodhimet nga Serbia. Prej tyre nuk ka pasur kurrëfarë dobie, sepse mallin po kontrabandohet nëpërmjet vendkalimeve ilegale kufitare. Asnjë rezultat nuk kanë dhënë”, ka thënë Serwer.