Komesari evropian Johanes Hahn ka deklaruar dje se Uashingtoni e Brukseli mendojnë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bashkohen Bashkimit Evropian.
“Ne, nga të dy anët e Atlantikut, kemi një qëllim të përbashkët që ta stabilizojmë atë regjion dhe t’i marrim të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në BE sipas kushteve të përkufizuara. Kjo është në interesin tonë gjeopolitik”, ka thënë Hahn gjatë mbledhjes së Këshillit Atlantik në Uashington, transmeton portali EwB.
Ai ka tërhequr vërejtjen se kjo është çështje e kredibilitetit të BE-së.
“Duhet të jemi shumë të fortë por edhe të ndershëm t’i njohim mertitat kur duhet bërë këtë”, ka thënë Hahn.