Haradinaj: Nuk ka pajtim me Serbinë pa e pranuar të vërtetën e së kaluarës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përsëri ka komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë Vuçiq i cili ka mohuar masakrën e Reçakut.

Vuçiq në një deklaratë të tijën është shprehur se masakra e Reçakut është e fabrikuar nga William Walker, shkruan lajmi.net

Ndërsa Haradinaj është shprehur se kjo zbulon realitetin e rrezikshëm të nacionalizmit serb.

Ai gjithashtu ka shtuar se nuk mund të ketë pajtim në mes dy vendeve pa e pranuar të vërtetën e së kaluarës.

“Mohimi i masakrës së Reçakut nga presidenti Vuçiq zbulon realitetin e rrezikshëm të nacionalizmit serb. Nuk mund të ketë pajtim pa e pranuar të vërtetën e së kaluarës”, ka shkruar Haradinaj.

Gjithashtu vlen të theksohet fakti se Haradinaj ende nuk ka bërë asnjë hap drejt pezullimit të taksës 100 për qind për produktet e Serbisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme