Thaçi: Është qenësor respektimi i të drejtave të njeriut në përputhje me kushtetutën tonë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se liria e Asociimit dhe funksionimit të Organizatave Joqeveritare është bazike për forcimin e demokracisë dhe çdo shoqërie civile

Thaçi i ka falënderuar deputetët e kuvendit për miratimin e Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare me rekomandime të tija.

Postimi i plotë:

Liria e Asociimit dhe funksionimit të Organizatave Joqeveritare është bazike për forcimin e demokracisë dhe çdo shoqërie civile. I falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin me rekomandime të mia të Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, të cilat ishin në përputhje me shqetësimet e vetë përfaqësuesve të shoqërisë civile në vendin tonë.

Është qenësor respektimi në plotni i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për grupime dhe organizime të ndryshme, në përputhje të plotë me vlerat perëndimore dhe frymën e Kushtetutës sonë!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme