Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se qëndrimin e tij final për zgjidhjen e problemit me Kosovën do ta thotë pasi të përfundojë takimet me presidentin e Kinës, Vladimir Putninin, kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Francës, Emanuel Macron.
Ai ka thënë se pas këtyre takimeve, do të paraqitet para Komitetit Ekzekutiv, ku do ta shpresh qëndrimin e tij përfundimtar për Kosovën.
Këto deklarata kreu i shteit serb i ka bërë gjatë një mitingu të partisë së tij.
“E kam pyetur Kryesinë, për të pritur përfundimin e bisedimeve me presidentin e Kinës, Xi Jipin, , presidentin e Rusisë, Vlsadimir Putin, liderët e Gjermanisë dhe Francës, Angela Merkel dhe Emanuel Macron. Pas kësaj do të paraqitem para Komitetit Ekzekutiv, me pozicionin përfundimtar”, ka thënë Vuçiq, transmeton Gazeta Express.
Tutje ai ka folur edhe për rrugën e vështirësuar të dialogut ndërmejt Kosovës dhe Prishtinës, dhe ka përsëtitur që Serbia ka më shumë se gjashtë muaj që po e pret heqjen e asaj mase.
Këto deklarata të presidentit serb vijnë kur po raportohet se nga takimi i 29 prillit në Berlin, për të cilin Vuçiq ka folur sot.
Ai ka thënë se në kryeqytetin gjerman nuk do të flasin për ndonjë marrëveshje finale, por vetëm për taksën dhe vazhdimin e dialogut.
Ndërkohë thuhet që Merkel do t’ua bëj të qartë Thaçit dhe Vuçiqit, që ideja për korrigjim të kufijve është e parealizuar.