Vuçiq në Berlin pret një presion të madh lidhur me çështjen e Kosovës, por atje do t’i kemi edhe presidentin e Rusisë dhe atë të Kinës, që është shumë e rëndësishme për ne, thotë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, për tv Pinkun serb, përcjell Periskopi.
Daçiq thotë se nuk presin që ‘Serbia të ketë ndonjë aso lloj presioni për një marrëveshje me Prishtinës, por presioni do të jetë i përqëndruar kryesisht në vazhdimin e dialogut”.
Daçiq thotë se takimi në Berlin, i organizuar nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Macron për liderët e Ballkanit Perëndimor, ka shkaktuar një situatë kontraverse në Bashkimin Evropian, pasiqë sipas tij, ky takim është thirrur ‘pa dijeninë e kreut të diplomacisë evropiane, Federica Mogherini dhe anëtarëve të tjerë të BE’së, përcjell Periskopi.
Daçiq ka thënë se ‘disa presin që Rusia dhe Serbia të kenë qasje të ndryshme sa i përket Kosovës në këtë takim”, por sipas tij ‘kjo nuk është aspak e vërtetë’.