Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se kishte pasur një takim të rastësishëm në aeroplan me Xhavit Halitin në vitin 2005.
Geci thotë se pyetja e parë që ia kishte bërë Halitit, ishte për komunikatën nr.59, gjë që Haliti e kishte mohuar se ishte shkruar nga ai.
Geci i kishte bërë edhe pyetje të tjera Halitit, e ky reagim vjen pasi mbrëmë nënkryetari i Kuvendit foli për komunikatën nr.59.
Po ashtu, Haliti në Rtv Dukagjini, ka folur edhe për luftën e Ushtrisë Çlirimtare dhe financimet e saj.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Meqenëse në emisionin e TV Dukagjinit, Xhavit Haliti ndër të tjera e përmendi edhe çështjen e Komunikatës nr 59 e shkruar në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK -së kundër meje dhe familjes sime dhe e cila Komunikatë ishte një rren e një shpifje dhe një poshtërsi dhe këtë poshtërsi e kanë kundërshtuar në terësi qysh gjatë vitit 1998 Komandantët dhe anëtarë të Zonës Operative të UÇK-së në Drenicë.
Unë dëshiroj te ju tregoi rreth një takimi të rastësishëm që kisha me Xhavit Halitin në vitin 2005.
Unë Gani Geci personalisht e kam takuar Xhavit Halitin në një udhëtim me Aeroplan në linjën Prishtinë – Stuttgart, na ra puna që të jemi në rendin e njejtë të ulësve në aeroplan,apo ndoshta edhe dikush është kujdesur që të ulemi ashtu, nuk e di por e di që në mes ulur e kishim edhe Sabri Fejzullahun.
Me këtë rast pyetjen e parë që ia kam bërë Xhavit Halitit ka qenë:
Unë jam Gani Geci dhe e kam pyet :
“Kush e ka shkruar komunikatën Nr.59 kundër meje e familjes time? “…
Juve keni qenë antarë i Shtabit të Përgjithshem të UÇK -ës dhe duhet ta dini.
Xhavit Haliti më tha: Se kishte dëgjuar për mua përmes medieve por që ai e njeh vëllaun tim Halilin nga Shqipëria, meqenëse vëllau im ishte në Shtabin
Kolonel Ahmet Krasniqin dhe mund ta njihte.
Xhavit Haliti tha:” se nuk e di se kush e ka shkruar atë Komunikatë dhe se ai nuk e kishte shkruar.”
Ndërhyri Sabri Fejzullahi dhe tha ky është zemra e Shqiptarisë.Lëre Sabri i thashë, a të kujtohet ty kur në vitin 1999 ke ardhë ne shtëpinë tonë bashkë me Adnan Merovcin dhe thojshe se Ibrahim Rugoven e kam pas shokë klase dhe është Zemra e Shqiptarisë. Lëre të flet Xhaviti.
Gjatë udhëtimit dy orësh e kam pyetur edhe për vr asjen e Ahmet Krasniqit si dhe për Marrëveshjen e Oslos. Ai më tha se une ia kam gjet Ahmet Krasniqit banesën ne Tiranë dhe nuk ka pas Marrëveshje të Oslos sepse nuk jemi pajtuar rreth çështjeve se kush duhet me i shkruar komunikatat në emër të UÇK -së dhe ka dështuar nënshkrimi i ndoni marrëveshje.
Aso kohe Ahmet Krasniqi me bashkëpunëtorët e tij insistonin që të leshonim komunikatat e përbashkëta në emër të Luftës por ne nuk kemi pranuar dhe Marrëveshja ka dështuar.
Ndër të tjerash Xhvit Halitit ia kujtova faktin se si pasojë e asaj komunikate ndaj meje ishte bërë një atentat ne vitin 2001 me çrast më janë vrarëë dy shokët e mi dhe unë jam plagosur.
Xhavit Haliti përsëri më tha se nuk e di se kush e kishte shkruar atë komunikatë.
Çysh atehere ia kam brë me dije Xhavit Halitit se nuk do të ndalem kurrë duke e kërkuar autorin që e ka shkruar atë Komunikatë dhe drejtësinë do ta kërkoj me ligj edhe me Kanunë!
Ja kjo ishte biseda qe pata për her të parë me Xhavit Halitin në vitin 2005.