Valmir Elezi nga KQZ, ka njoftuar se në ora 19:00 kanë pranuar edhe një aplikim për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale në katër komunat e Kosovës.
“Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur aplikimin për zgjedhjet për kryetarë në këto 4 komuna”, ka njoftuar Elezi.
“Së fundmi kemi pranuar edhe aplikimin e subjektit të tretë politik për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit në katër komunat. Lista Serbe ka paraqitur aplikimin për zgjedhjet për kryetarë në këto komuna. Afati për aplikim të subjekteve politike që duan të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje mbyllet sonte (18 prill) në orën 24:00”, ka shtuar Elezi