Haradinaj për Fisnik Ismailin: Detyra e tij në UÇK ka qenë me i mbush bateriat

Ish-komandanti i Betejës së Koshares Nasim Haradinaj, që tani është nënkryetar i OVL të UÇK-së ka minimizuar kontributin në luftë të ish-pjesëtarit të UÇK-së tani deputet nga radhët e PSD-së Fisnik Ismaili, duke thënë se roli i tij ka qenë për të mbushur bateri.

Haradinaj, një gjë të tillë e tha në RTV Dukagjini, pasi u përmed një akuzë e Ismailit, se Milaim Zeka si reporter lufte ka përfituar materialisht nga puna e tij.

“Detyra e Fisnik Ismailit ka qenë me i mbush dhe shpraz bateriat”, tha Haradinaj, me ironi.

Tutje, Haradinaj theksoi se Ismaili ka luajtur një rol kyç edhe në parandalimin e përgjimit në thirrje telefonike nga caqe të caktuara, përmes kodimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme