Ivica Daçiq ka lavdëruar kontributin e Rusisë si shtet mik i Serbisë edhe në lidhje me çështjen e Kosovës.
Serbia nuk synon të vendosë çfarëdo masash ndaj Rusisë përkundër presionit, ka paralajmëruar Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.
“Miqësia e Serbisë dhe Rusisë është tradicionale. Tani raportet tona janë edhe në nivel të bashkëpunimit strategjik”, deklaroi Daçiq për mediat ruse, transmeton lajmi.net.
“Për këtë arsye Serbia kurrë nuk kishte dhe kurrë nuk do të vendosë saksione ose kufizime të llojit tjetër ndaj Rusisë, përkundër presionit ndaj nesh”, shtoi ai.
Daçiq po ashtu ka theksuar se Moska i ndihmon Beogradit në mbrojtjen e interesave nacionale, përfshirë edhe çështjen e Kosovës.
“Do të ishte jokorrekte, ta themi drejt, t’i dëgjojmë shtetet perëndimore për vendosjen e sanksioneve”, u shpreh Daçiq.