Nje termet i ri ka goditur Filipinet, por nuk janë dhënë hollësi për viktima e dëme. Ndërkaq bilanci i të vdekur nga tërmeti i djeshëm është rritur në të paktën 11. Gjatë natës janë gjetur trupat e viktimave mes gërmadhave të një supermarketi në një fshat të provincës së Pampanga.
Një burrë është nxjerrë i gjallë dhe sipas autoriteteve lokale, ai nuk është i vetmi i gjetur i gjallë. Lëkundja sizmike është regjistruar në orën 17:11 të orës lokale. Epiqendra e tërmetit mendohet të jetë në një thellësi nga 10-20 kilometra të Gutand, në Luzin Qendror.