Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka zbuluar se vetëm gjatë vitit 2018 diaspora e Kosovës ka kontribuar me 1 miliardë e 800 milionë euro.
Këto shifra Mehmet i zbuloi në një intervistë për emisionin ‘’Ekonomi’’ në Telegrafi.com.
Ai ka thënë se në vitin 2018, 800 milionë euro ka qenë vlera e remitencave që kanë hyrë në Kosovë, kjo ka qenë një rritje vjetore prej 5.5%. Një ndër faktorët kryesor për rritjen ekonomike janë remitencat.
“Përveq linjës zyrtare që kanë ardhur, ne e kemi edhe një zë që quhet shpenzimet e udhëtimit që kryesisht realizohen prej jorezidentëve, që në këtë rast janë bashkëatdhetarët tonë që është rreth 1 miliardë euro, që do të thotë janë 1 miliardë e 800 milionë euro për vitin 2018”, shtoi Mehmeti.
Tutje ai tregoi që për rëndësinë që kanë remitencat në rritjen ekonomike.
“Është fakt që pjesa dërmuese e këtyre remitencave që shkojnë për konsum, që në një mënyrë indirekte ndikojnë në rritjen ekonomike, mirëpo është mirë që të adresohet kjo çështje prej konsumit tek investimet”, ka thënë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës.