Bashkëpunimi diplomatik Kosovë – Shqipëri, reagojnë mediat serbe

Kosova dhe Shqipëria do të përforcojnë edhe më tutje bashkëpunimin diplomatik.

Kështu ka bërë të ditur edhe ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj mbrëmë gjatë një emisioni televiziv.

Cakaj nuk e ka mohuar mundësinë që diplomatë kosovarë të emërohen në poste të larta diplomatike në vendet që nuk e kanë njohur Kosovën shtet, shkruan lajmi.net

Gjithashtu edhe Ministria e Jashtme e Kosovës në një përgjigje për lajmi.net janë shprehur se ekziston bashkëpunim i shkëlqyeshëm ndërministror midis dy vendeve.

Gjithashtu, nga Zyra Për Media e kësaj ministrie thuhet se ideja e emërimit të diplomatëve kosovarë nëpër vendet që nuk e kanë njohur Kosovën është iniciativë e viteve të kaluara.

Por ky bashkëpunim nuk po i pëlqen aspak Serbisë. Në mediat serbe sot është shkruar në lidhje me këtë, duke e quajtur edhe si veprim skandaloz të të dy vendeve.

Mediat më të mëdha serbe e kanë diskutuar bashkëpunimin ndërministror midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se veprimet e koordinuara midis dy shteteve do të ndikojnë në fuqizimin e Kosovës.

Gjithashtu, ata kanë thënë se prejardhja e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë është ndikuese në këto vendime të qeverisë shqiptare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme