Spektakli i djeshëm në komisionin hetimor për rastin e njohur is “gylenistët” ka kaluar në debate të ashpra, perplasje e fyerje të anëtarëve të komisionit me Presidentin Thaçi.
E dje nuk munguan as akuzat e kundërakuzat për kohën e luftës. Presidenti Thaçi u kap me deputetin e LDK-së Anton Qunin dhe komandantin e Betejës së Koshares, duke e quajtur atë mercenar që nuk ka luftuar asnjë ditë në Kosovë.
“Ti ke qëndru një këmbë në Kosovë, një në Shqipëri gjithmonë me e pasë shpinën e sigurtë. Nuk e ke asnjë ditë luftë në Kosovë. Je paguar me rrogë dhe ke hyrë në Kosovë pasi ka hyrë NATO”.
E Quni e quajti Thaçin profiter të luftës, duke i thënë se në luftë ke fitu sa ke mundur.
“Nëse më duhet të zgjedh në mes të mercenarit dhe profiterit, shumë më fisnike është të jesh mercenar se sa profiter, e kriminel siç ke qenë ti”.
Debatet mbi atë se kush është më meritor në luftë po vazhdojnë tash e sa javë në 20 vjetorin e luftës. Komandant “Gjarpri” siç njihej me nofkën e luftës Presidenti Thaçi ishte shprehur se ka qëndruar larg nga fushë betejat.
Presidenti Hashim Thaçi ishte intervistuar nga televizioni evropian EuroNeës, atë kohë si kryeministër i vendit. Në atë intervistë të sikletshme ishte pyetur nga gazetarja se personalisht a të brenë ndërgjegja gjatë periudhës se luftës, a ke qenë i detyruar që të vrasësh njerëz?
I gjendur në këtë situatë Thaçi ishte përgjigjur “Unë kam qenë larg nga frontet e luftës, fitorja e Kosovës është më tepër fitore politike se sa ushtarake”. /
/https://www.televizioni.tv/embed/nOqELRZpTTzZAj6?fbclid=IwAR3-kuMWXdj9ZF3rP_7A3eRJvgaEmOUi3y2clR1R5jSVqahz40c-Bgmw4R4