Dacic: Takimi në Berlin, s’do të thotë vazhdim i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit

Një takim i nivelit të lartë në Berlin, i ndjekur nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron, s’do të thotë vazhdim i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, ka thënë ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic.


Dacic tha se, qëllimi i takimit është të diskutohen të gjitha problemet në Ballkan pa vazhduar negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e cila nuk është temë kryesore

‘’ Ne me siguri nuk do të pajtohemi për negociatat të reja midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel derisa tatimi të hiqet (ndaj mallrave serbe). Është e vendosur për këtë çështje dhe nuk ka dilemë. Nëse dikush mendon se Serbia është e dobët, është mashtrim‘’, tha Dacic në një intervistë me rrjetin televiziv rus RT.

Kujtojmë se ky takim do të mbahet nën organizimin e Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez, Emmanuel Macron.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme