Spiuni i Emirateve të Bashkuara Arabe, bën vetëvrasje në Turqi

Sipas raportimeve të mëhershme, spiuni i supozuar ka arritur në Turqi disa ditë pasi është vrarë gazetari Jamal Kashoggi në Stamboll.

Një nga dy të dyshuarit për spiunazh të Emirateve të Bashkuara Arabe në Turqi, ka bërë vetëvrasje në burg, raporton media shtetërore turke.

Webfaqja turke e lajmeve Haberturk raportoi e para të hënën, gazetari Cetiner Cetin që dha lajmin, tha se i dyshuari vari veten në burgun Silviri të dielën.

Vdekja e të dyshuarit më vonë është konfirmuar nga agjencia shtetërore turke Anadolu.

Sipas raportimeve të mëhershme nga agjencia e lajmeve Reuters, duke e cituar një zyrtar të lartë turk, njëri nga të dyshuarit arriti në Turqi në tetor të vitit 2018, disa ditë pasi gazetari saudit Jamal Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës arabe në Stamboll.

Tjetri i dyshuar kishte arritur më vonë për të ndihmuar kolegun e tij me punën, një zyrtar i paidentifikuar i tha gazetës Haberturk.

Khashoggi, një kritik i madh i princit të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ishte vrarë nga agjentët sauditë, duke shkaktuar protesta ndërkombëtare.

Agjencia amerikane e inteligjencës CIA dhe disa shtete perëndimore besojnë se princi saudit dhe udhëheqësi i mbretërisë saudite kishte urdhëruar vrasjen, këto akuza i kanë mohuar zyrtarët saudit, shkruan “AlJazeera”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme