Shtetasi kosovar, Bajram Pista (30), është arrestuar para katër ditësh në Budvë, raporton gazeta malaziase “Vijesti”.
Gazeta shkruan se arrestimi është bërë nën dyshimin se Pista kishte shkuar në qytetin bregdetar malazias i ngarkuar për të vrarë anëtarin e njërës prej dy klaneve kriminale që janë në konflikt.
Sipas gazetës, Pista është arrestuar më 29 prill, në një banesë në hyrje të Budvës. Thuhet se i arrestuari është nga Rahoveci, dhe se në momentin e arrestimit atij i janë gjetur edhe armë, municion, heroinë dhe një telefon i koduar.