Nuk ndalet Vulin: Paralajmërimin për padi për fjalën ‘shiptari’ e shoh si kompliment

Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin ka thënë se paralajmërimin për padi ndaj tij për atë se shqiptarët e Kosovës i ka quajtur “shiptari” e sheh si “kompliment për luftën konsistente e këmbëngulëse për të vërtetën”.

Ai këtë paraljmërim e interpreton si “vazhdim të ndalesës për të shkuar në Jasenovac apo në hapësirën e Kosovës”.

“Serbët të cilët nuk heshtin – duhet të heshten. Do ta kuptoj padinë si kompliment për luftën konsistente e këmbëngulëse për të vërtetën”, ka thënë Vulin për gazetën serbe “Novosti”.

Ai e ka bërë këtë reagim pasi që kryetari i Këshillit kombëtar të shqiptarëve në Serbi Ragmi Mustafa ka thënë se po mendojnë ta padisin ministrin e mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin për shkak të përdorimit të termit fyes “shiptari” për shqiptarët.

Sipas Vulinin, termin “shiptari” e përdorin vetë shqiptarët për veten dhe nuk di se “çka ka fyese në këtë” dhe ka stuar se me këtë termin nuk i quan shqiptarët në Serbi apo në Shqipëri.

Duhet përkujtuar se termi “shiptar” ka konotacion negativ në Serbi, sepse tash më shumë se 100 vite e ndërlidh me njerëz të pacivilizuar, për çka shqiptarët nuk kanë dëshirë që të tjerët t’i quajnë ashtu, thekson REL.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme