Rrugët e Beogradit vazhdojnë të jenë të mbushura me protestues.
Edhe sot, për të 22-tën të shtunë me rradhazi, serbët kanë dalur në protesta kundër presidentit të tyre, Aleksander Vuçiq, shkruan lajmi.net.
Nën moton “një në pesë milionë”, protestuesit po i përkujtojnë Vuçiqit premtimet e papërmbushura .
Jo rrallë herë në këto tubime është përmendur edhe Kosovë, si dhe rasti i vrasjes së ish-liderit të SPD-së, Oliver Ivanoviq.
Turmës së mbledhur sot pritet t’i drejtohen gazetarë të ndryshëm, të cilët do të flasin kundër siç e quajnë ata “regjimit të Vuçiqit”.