‘Terrori i fëmijëve migrantë’: Nxënësit me prejardhje serbe keqtrajtonë profesorin në Vjenë

Mediet austriake kanë publikuar këto ditë lajmin për “terrorin e fëmijëve migrantë” ndaj profesorit të një shkolle të mesme vjeneze. Janë publikuar edhe videot, me të cilat janë përplot rrjetet shoqërore

Në njërën prej videove shihet se si profesori e pështyn nxënësin. Profesori është suspenduar, por pasi që ky informacion është publikuar, janë shfaqur edhe video të tjera në të cilat shihet se nxënësit në mënyrë sistematike e keqtrajtojnë profesorin. Fjala është për Shkollën e lartë teknike Ottakring (HLT Ottakring), ndërsa shkolla ndodhet afër të ashtq. “Rruga e Ballkanit” në Vjenë, e cila njihet si rruga më e rrezikshme e Vjenës.

Drejtori i shkollës ka thënë se është vështirë të dihet se cili e ka nisur i pari këtë konflikt. “Por, tash është e qartë se ky nuk është incidenti i parë në të cilin është përfshirë edhe profesori i elektroteknikes”, shkruan “Heute” austriake.

Gazetarët austriakë shtojnë se janë paraqitur video nga të cilat del se nxënësit e kanë keqtrajtuar profesorin për bukur do kohë.

“Sërish e sërish profesori ka qenë konstant cak i sulmeve nga më të ndryshmet” shkruajnë ato.

Në një video shihey se si profesori gjatë orës është goditur me top tenisi. Ai u bërtet nxënësve dhe e lë klasën.

Në tjetrën shihet se si nxënësit kanë lëshuar valle serbe dhe janë tubuar rreth profesorit, i cili është pranë tabelës. Më tej shihet profesori ulur, ndërsa ata i fishkëllojnë me pip në vesh.

Profesori ka paralajmëruar se do ta brakrisë shkollën, ndërsa drejtoria se do të ndërmarrë masa që të kthehet rendi e qetësia në shkollë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme