Kush ishte shqiptari që ndodhej në anijen e Titanikut, ku u fundos

Në prill të vitit 1912 Shqipëria ishte ende nën Perandorinë Osmane, dhe fakti se shqiptarët mund të ishin në anijen e famshme Titanik, mund të ishte i vërtetë. Shqiptarët e pranishëm mund të jenë regjistruar si turq


Po kështu duhet marrë parasysh edhe fakti tjetër se, në këto kohëra, shumë shqiptarë, pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara, e ndërronin emrin, ose e përshtatnin që të tingëllonte si amerikan.
Kështu që, nuk është çudi që, nëse ka pasur ndonjë shqiptar të pranishëm në “Titanik”, ai pas tragjedisë e zbritjes në Amerikë, të ketë shqiptuar emrin e vet të ngjashëm apo të ndryshëm nga ai që kishte.

Gjithsesi historia më bindëse është ajo e pranisë në anijen e famshme të një shqiptari të quajtur Ilo Kovi (Deti), me origjinë nga Vithkuqi i Korçës. Historia rrënjët më të forta i ka në ato që vetë familjarët e këtij personazhi provojnë dhe rrëfejnë, por edhe ato që të tjerë njerëz, të cilët e kanë njohur, kanë dëshmuar në kohë të ndryshme.

Për herë të parë historinë e shqiptarit të “Titakikut” e ka shkruar në vitin 1992, pas një pune disaditore në Korçë, Kristaq Laka, ish-kryeredaktori i gazetës “Pasqyra”. Ai nisi të grumbullonte të dhëna për këtë temë, pasi krejt rastësisht në Korçë, në shtëpinë ku kishte bujtur si mik, dëgjoi një grua të moshuar të qante teksa shihte një nga filmat artistikë që kishite në qendër historinë e “Titanik”.

Plaka e shtëpisë, duke ndjekur filmin, shqiptonte herë pas here: “I shkreti Ilo… I shkreti Ilo!”. Gazetari zbuloi se plaka ishte e afërme e Ilo Kovit, emigrantit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kishte kaluar një aventurë të dhimbshme në anijen “Titanik”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme