Serbët e akuzojnë Vuçiqin për protestat para furrtarit shqiptar: Ja qëllimet e tij…

Lideri i Lëvizjes serbe Dveri ka akuzuar regjimin e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic për organizimin e protestave para furrtarit shqiptar në lagjen Borça të Beogradit

 “Lëvizja serbe Dveri dhe unë nuk lejojmë që njëfarë Vucici dhe programet rality të vënë në hije atë që është esenca e skenës aktuale politike, e kjo është ndërrimi i regjimit të Aleksandar Vucicit dhe pengimi i tradhtisë së Kosovës”.

Këtë në një deklaratë për “Srbin.info” e ka thënë Bosko Obradovic, i cili shton se Lëvizja serve Dveri me qëllim ditëve të kaluara nuk ka dashur të flasë për temën e furrës në Borçë dhe ‘protestave të ndryshme para këtij dyqani të pavarur tregtar pronari i të cilit është shqiptar’.

“Trillimi i dofarë konfliktesh në njëfarë furre, me njëfarë videoje të xhiruar para disa vitesh, është vetëm tentim i Alkesandar Vucicit dhe ekipeve të tij e bashkëpunëtorëve që të tërheqin vërejtjen nga ajo që është temë; e temë janë protestat, jo vetëm kundër njëfarë furrtari shqiptar në Borça, por protestat kundër gënjeshtarit më të madh, hajnit, kriminelit e tradhtarit në historinë më të re politike të Serbisë, i cili banon këtu në Kurorën e Andriqit në ndërtesën e Kryesisë së Serbisë”, ka deklaruar Obradovic.

“Mos lejoni t’u tërheqë në relity shoun e tij, të humbni kohë me tema të kurdisura, ejani atje ku është lufta e vërtetë”, thotë ai.

“Nuk e ka nënshkruar ai furrtar i Broçës Marrëveshjen e Brukselit. Nuk po e krijon ai furrtar nga Borça Shqipërinë e Madhe me Hashim Thaçin. Këtë po e bën Aleksandar Vucic, ndaj vendi i duhur i tubimit të qytetarëve është ndërtesa e kryesisë së Serbisë, sepse aty zgjidhet çështja se a do ta nënshkruajë Vucici njohjen e pavarësisë së Kosovës”, thotë Obradovic.

Duhet përkujtuar se për protestat e qytetarëve serbë para furrës së shqiptarit Mon Gjuraj është thënë se qëndrojnë të djathtët, duke aluduar në lëvizjen Dveri të Obradovicit.

Po ashtu, perëndimorët kanë qenë të rezervuar ndaj opozitës serbe, mu për shkak të qëndrimeve të këtilla ndaj Kosovës, çfarë i paraqet Obradovic.

Sonja Biserko, Kryetare e Këshillit të Helsinkit të Serbisë, ndërkaq, ka deklaruar se protestat e opozitës në Serbi i japin justifikim dhe kohë Aleksandar Vucicit që të mos e vazhdojë dialogun me Kosovën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme