Shtatë persona kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës gjatë së dielës.
Arrestimet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit ndërsa për të gjitha është njoftuar me kohë prokurori i rastit.
Me urdhër të këtij të fundit, gjashtë prej të arrestuarve janë dërguar në qendrat e mbajtjes ndërsa vetëm një është liruar në procedurë të rregullt.