Millovan Drecun, kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka thënë sot se duhet ë shfrytëzohet oferta e SHBA-së që të bisedohet për Kosovën, meqë, sipas tij, ajo ofertë nuk do të mbetet gjatë në tavolinë.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për idenë e rikufizimit (me Kosovën – v.j.) në kuptim të rihapjes së çështjes së statusit në momentin kur edhe nga SHBA ka ardhur sinjali se edhe ata e kanë në mendje të njëjtën gjë” ka thënë Drecun , raporton agjencia e lajmeve e Serbisë, FoNet.
Sipas tij ideja për rikufizim, sidomos për sponsorët e pavarësisë së Kosovës, ka përfunduar, meqë ata konsiderojnë se Kosova duhet të vazhdojë të funksionojë si shtet i pavarur.
Drecun shprehet i bindur se shumëkush këtë e kishin kuptuar si vendosje të kufirit që u minua brutalisth nga një pjesë e opionit të brendshëm, por edhe në planin ndërkombëtar, në radhë të parë nga Gjermania.
Ai i ka bërë thirrje partive të veçanta në Serbi “që të jenë unike kur është fjala për interesat fondamentale nacionale” .
“Shqiptarët duan gjithë territorin e Kosovës. Ndërsa ne duhet të shfrytëzojmë ofertën e SHBA, meqë ajo nuk do të mbetet gjatë në tavolinë”, ka deklaruar Drecun.