Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit.
“Urimet më të mira për të gjithë agjëruesit e Ramazanit në Kosovë”, shkroi Kosnett në një postim në Twitter.
Në urimin e tij ai postoi edhe një mesazh të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në të cilin thuhet:
“Me fillimin e këtij muaji të shenjtë, shpresojmë të ketë përtëritje shpirtërore, mirësi, dashamirësi dhe harmoni në të gjithë botën”.
Muaji i Ramazanit nisi të hënën dhe do të zgjasë 30 ditë.
Gjatë kësaj periudhe, besimtarët myslimanë përmbahen nga ngrënia dhe pirja që nga lindja e Diellit deri në perëndim, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.
Ambassador Philip S. Kosnett✔@USAmbKosovo
Best wishes to all those observing the holy month of Ramadan in #Kosovo. Looking forward to celebrating alongside #Kosovo Muslims later in the month.Secretary Pompeo✔@SecPompeoOn behalf of @StateDept, I extend best wishes to Muslim communities at home and abroad for a blessed Ramadan. As this holy month begins, we hope for spiritual rejuvenation, compassion, kindness, and harmony around the world. #RamadanKareem https://go.usa.gov/xmncT 812:08 PM – May 6, 2019Twitter Ads info and privacySee Ambassador Philip S. Kosnett’s other Tweets