Shkon në 113 numri i të helmuarve në qytetin shqiptar

Ka shkuar në 112 numri i banorëve të helmuar në qytetin e Bulqizës, situatë kjo e cila tashmë është bërë shumë shqetësuese.


Ndërsa priten analizat përfundimtare për të mësuar se çfarë e ka shkatuar helmimin e banorëve, mjeku Ramazan Ceni është i bindur se një situatë të tillë e ka shkaktuar uji.

“Personat paraqiten me bark dhe të vjella por edhe me dhimbje barku. Helmimi ka ardhur nga uji, fluksi i të prekurve vazhdon”,- thotë ai.

I pyetur nga gazetari Enver Doçi ai thotë se situata vijon të jetë shqetësuese, pasi vetëm sot janë paraqitur 6 rastë të rjea, 2 fëmijë dhe 4 të rritur.

Ndërsa mjeku Shahin Kaja, veç ujit të pijshëm thotë se mund të jetë shkaktare edhe ndonjë furrë buke, apo keqbërës.

Ndërsa një prej pacientëve në spital thotë se ata janë prekur të gjithë si familje nga helmimi.

“Nuk e dimë çfarë kemi. Dyshojmë se nga uji ka ardhur”,- thotë kryefamiljari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme