Republika e Maqedonisë së Veriut është urë mes Lindjes dhe Perëndimit dhe vend ku takohen numër i madh u rrymave kulturore, dhe paraqet personifikim të karakteristikave në rajon.
Përmes dëshmive elegante të së kaluarës Bizantine dhe Otomane, mureve madhështore dhe ikonostaseve të madhërishme të kishave të lashta, të cilat flasin për praninë krishtere që daton nga kohërat apostulare, Maqedonia e Veriut e shpreh thellësinë dhe pasurinë e kulturës së saj mijëvjeçare, tha papa Françesku në fjalimin para kreut shtetëror dhe korit diplomatik në “Vila Vodno”.
“Më lejoni të them se këto pasuri të mëdha kulturore paraqesin shprehje të trashëgimisë së juaj të paçmueshme: fytyra multietnike dhe multireligjioze e popullit të juaj, ndërgjegjja e historisë së pasur dhe komplekse të raporteve të ndërtuara me shekuj”, tha papa Françesku.
Kjo përzierje e kulturave dhe identiteteve kulturore dhe etnike, siç tha, solli deri në bashkëjetesë të qetë dhe të përhershme, ku ato identitete individuale kanë gjetur shprehje dhe janë zhvilluar pa mohim, dominim ose diskriminim të ndërsjellë.
“Në atë mënyrë, ato sollën deri në raporte dhe komunikim që mund të shërbejë si shembull dhe pikë referente për jetesë të qetë dhe vëllazërore mes bashkësive, përmes llojllojshmërisë dhe respektit të ndërsjellë”, tha papa Frençesku.
Këto karakteristika të posaçme, siç thotë papa Françesku, janë po ashtu me rëndësi të madhe për integrimin me popujt evropianë. Shpresoj, shtoi ai, se ky integrim po zhvillohet në mënyrë që do të jetë përfitim për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përmes respektit të vazhdueshëm të llojllojshmërisë dhe të drejtat themelore.
“Ju inkurajoj të vazhdoni në rrugën e juaj me qëllim që vendi i juaj të jetë pishtar i paqes, pranimit dhe integrimit të frytshëm të kulturave, religjioneve dhe popujve. Përmes pasqyrimit të identiteteve të tyre të posaçme dhe vitalitetit të jetës së tyre kulturore dhe qytetare, ata do të jenë në mundësi ta shprehin fatin e përbashkët përmes pasurisë së posaçme që e ofrojnë. Zoti le ta mbrojë dhe bekojë Maqedoninë e Veriut, ta ruajë unitetin dhe t’i japë mirëqenie dhe gëzim!, tha papa Françesku.
Në vazhdim fjalimi i plotë i papa Françeskut para kreut shtetëror dhe korit diplomatik në “Vila Vodno”
Zotëri President,
Zotëri kryeministër,
Të nderuar anëtarë të korit diplomatik,
Të nderuar përfaqësues të shoqërisë dhe religjionit,
Motra dhe vëllezër të nderuar.
Nga zemra i falënderoj Zotëri presidentit për fjalët e tij të mira për mirëseardhje dhe për ftesën e vlerësuar për ta vizituar Maqedoninë e Veriut, të cilën, ai së bashku me Zotëri Kryeministrin, ma dërguan.
Gjithashtu, i falënderoj edhe përfaqësuesit e komuniteteve tjera fetare religjioze të pranishëm këtu. Me përzemërsi e përshëndes komunitetin katolik, të përfaqësuar këtu nga Ipeshkvi i Shkupit dhe Eparhi i Strumicës dhe Shkupit, i cili është aktiv dhe pjesë përbërëse nga shoqëria juaj dhe tërësisht merr pjesë në gëzimet, brengat dhe jetën e përditshme të popullit tuaj.
Për herë të parë një pasardhës i Apostol Petar vjen në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për mua është nder i vërtetë që mund ta bëj këtë në përvjetorin e 25-të nga formimi i marrëdhënieve diplomatike me Selinë e Shenjtë, të cilat janë realizuar disa vite pas shpalljes së pavarësisë në muajin shtator të vitit 1991.
Vendi juaj është urë midis Lindjes dhe Perëndimit dhe vend ku rrjedhin shumë drejtime kulturore, ku bashkohen shumë karakteristika të këtij rajoni. Me dëshmitë historike nga e kaluara e tij bizantine osmane, me kalatë monumentale nëpër malet dhe ikonat e mrekullueshme në kishat e vjetra të cilat e dëshmojnë praninë krishtere nga koha e Apostujve, shprehet kultura e tij mijëvjeçare që e ka trashëguar. Por, më lejoni të them se kjo pasuri kulturore është vetëm një pasqyrë e trashëgimisë tuaj më të vlefshme dhe më të rëndësishme: përbërja multietnike dhe multireligjioze e karakterit të popullit tuaj, fryt i historisë së pasur dhe marrëdhëniet e ndërlikuara nëpër vitet e kaluara.
Kjo përzierje kulturat dhe përkatësive etnike dhe religjioze, ishin arsye që të arrihet deri në bashkëjetesë të qetë dhe të përhershme, në të cilin identitetet e veçanta kanë kuptuar dhe mund të shprehen dhe të zhvillohen pa u mohuar, shtypur ose diskriminuar nga të tjerët. Kështu u formuan marrëdhëniet dhe situata midis bashkësive, të cilat këtë aspekt, mund të jenë shembull për bashkëjetesë të qetë dhe vëllazërore. Përmes dallimeve dhe respektit të përbashkët.
Këto karakteristika të veçanta në të njëjtën kohë janë nga rëndësia e veçantë për rrugën drejt integrimit më të shpejtë me vendet evropiane. Shpresoj se ky integrim do të zhvillohet pozitivisht për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se së bashku me integrimin do të zhvillohet dhe respektohet në dallimet dhe të drejtat themelore.
Këtu, në të vërtetë, përkatësia e ndryshme fetare e ortodoksëve, myslimanëve, katolikëve, hebrenjëve dhe protestantëve, si dhe përkatësia etnike e maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, kroatëve dhe të tjerëve, krijojnë një mozaik në të cilën çdo gurë është i nevojshëm për origjinalitetin dhe bukurinë e gjithë mozaikut. Bukuria, e cila do ta arrijë shkëlqimin e tij më të madh deri në një shkallë të këtillë që të mundeni këtë ta bartni dhe ta mbillni në zemrat e gjeneratave të reja.
Të gjitha përpjekjet që bëhen, që të munden shprehjet e ndryshme fetare dhe etnitë e ndryshme të gjejnë sferë të përbashkët për mirëkuptim të dinjitetit të çdo personaliteti njerëzor janë garanci për liritë themelore, të cilat nuk do të jenë kurrë të kota dhe do ta krijojnë nevojën e mbjelljes së një të ardhme të qetë dhe frytdhënëse.
Do të doja ta theksoj, gjithashtu, përpjekjen bujare që e bën Republika – qoftë nga organet e saj shtetërore, qoftë përmes kontributit të mirë nga organizata të ndryshme ndërkombëtare si Kryqi i Kuq, Karitasi dhe organizata tjera joqeveritare – që t’i pranojë dhe t’u sigurojë ndihmë fluksit të madh të emigrantëve dhe refugjatëve nga vende të ndryshme të Lindjes së Afërt. Ata kanë ikur nga lufta apo nga kushtet ekstreme të varfërisë, shpesh të shkaktuara nga momente serioze luftarake. Kështu në vitin 2015 dhe 2016 e kanë kaluar kufirin tuaj, pjesa më e madhe e tyre duke u drejtuar drejt pjesëve veriore dhe perëndimore të Evropës dhe kanë gjetur tek ju strehim. Solidariteti me kohë që u është ofruar atyre, që atëherë kishin më shumë nevojë për atë, sepse krahas shtëpisë, punës dhe atdheut që i kanë humbur, ata i kanë humbur edhe më të afërmit e tyre, ju bën të ndershëm dhe flet për shpirtin e këtij popu lli, e cila e di se si është të humbasësh dhe mund të njihet se përmes solidaritetit dhe ndarjes mund të gjendet dalja dhe rruga drejt çdo zhvillimi qenësor. Shpresoj se ju do ta ruani këtë solidaritet që është i domosdoshëm në këtë moment kritik të paparashikueshëm në dobi të çdo vepre nga puna humanitare vullnetare.
Do të dëshiroja, gjithashtu, në mënyrë speciale ta nderoj një bashkëqytetare tuajën, e cila e nxitur nga Dashuria e Zotit, bëri që nga dashuria ndaj synimit të afërm më të madhërishëm që nga ekzistimi i saj, duke shkaktuar admirim për të gjithë botën dhe themeloi një mënyrë specifike se si t’iu dalësh në ndihmë personave të lënë pas dore dhe më të varfërve. Flas për personalitetin e njohur me emrin Nëna Terezë nga Kalkuta. Ajo është lindur në Shkup në vitin 1910 me emrin Agnes Gongje Bojaxhiu dhe apostulli i saj e ka zhvilluar në varfëri plotësisht duke dhuruar gjithçka për Indinë, ndërsa përmes misionareve të saj, misionit të saj arriti deri te hapësirat më të ndryshme gjeografike. Për mua do të jetë nder i madh që për disa orë do të mund të lutem në Shtëpinë përkujtimore dedikuar asaj, e cila është ndërtuar në vendin ku ishte para kësaj katedralja katolike.
Duhet të jeni krenar me këtë grua. Ju inkurajoj që të vazhdoni të punoni me përkushtim dhe shpresë që të munden fëmijët tanë, fëmijët e këtij vendi,sipas shembullit të saj, t’i zbulojnë, arrijnë thirrjen e tyre që Zoti ua ka përcaktuar.
Zotëri President,
Selia e Shenjtë, që nga momenti kur Maqedonia e Veriut e ka pavarësinë, me kujdes të madh e mbështeste secilin hap të cilin vendi juaj e bëri për avancimin e dialogut dhe për mirëkuptimin mes autoriteteve dhe bashkësive fetare.
Sot, Provenienca e Zotit, ma jep këtë mundësi që ta them personalisht atë afërsi dhe ta shfaq falënderimin tim për vizitën, të cilën çdo vit delegacioni juaj zyrtar e bën në Vatikan me rastin e festës së Vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi. Ju inkurajoj që ta ndiqni me besim rrugën e filluar dhe ta bëni vendin tuaj pishtar të paqes, mikpritjes dhe integrimit e cila do të lindë fryte mes kulturave, religjioneve dhe popujve. Duke u nisur nga identitet përkatëse dhe dinamikës së jetës së tyre kulturore dhe civile, ata do të mund të ndërtojnë të ardhme të përbashkët, duke mësuar nga pasuritë të cilin ai i sjellë në vete.
Zoti ju ruajt dhe e bekoftë Maqedoninë e Veriut, që ta ruaj harmoninë dhe të japë prosperitet dhe gëzim!/MIA