Flet serbi nga Gjakova që Nysrete Kumnova e akuzoi për vrasjen e djalit

Janë bërë 20 vite nga vrasja dhe zhdukja e familjarëve të Nysrete Kumnovës. Përfaqësuesja e shoqatës “Thirrjet e nënave” ka thënë mbrëmë në një emision televiziv se i di emrat e personave që ia kanë marrë meshkujt e shtëpisë nga banesa, të cilët kurrë më nuk janë kthyer.

Kumnova ka thënë se Vuk Mirkoviq e Dragan Raqiq kanë qenë dy nga serbët që i kanë marrë gjashtë meshkujt e shtëpisë, pesë të cilët janë identifikuar si të vrarë, ndërsa djali Albioni është ende i zhdukur.

“Me 31 mars të vitit 1999, në orën 14:30 kanë hyrë policia në banesë. Ata ishin në uniformë, por në fakt nuk kanë qenë policë. Aty kanë qenë Vuk Mirkoviq e Dragan Raqiq. Kanë qenë serbë të Gjakovës. Ne si familjarë i kemi dhënë emrat, por asnjëherë askush nuk i ka ndjekur, së paku me iu kërku ku e kanë lanë djalin tim, Albionin” ka thënë Kumnova mbrëmë në intervistë.

Indeksonline ka arritur të kontaktoi njërin nga të dyshuarit, Vuk Mirkoviq. Me një bisedë telefonike, Mirkoviq ka folur në gjuhën shqipe, ndërsa ka thënë se jeton në Beograd.

Në intervistën me gazetarin e Indeksonline, serbi i dyshuar thotë se është i pastër dhe se nuk e ka prekur asnjë bubrrec me duar, se lëre më njerëz.

“Gjakovarët e din se kush ka vra, e kush jo. Mua serbët më kanë qit prej pune, e dini ju atë rast. Unë s’e kam njoft askënd prej familjes Kumnova. Jam i gatshëm për bashkëpunim, t’i përgjigjem çdo akuze sepse jam i pastërt. Kisha dasht me hek këtë prej veti që më kanë quajt kriminel” ka thënë Mirkoviq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme