Mogherini s’po heq dorë nga dialogu – takon Thaçin e Vuçiqin në Tiranë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, nuk ka ndërmend të heq dorë nga dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe përkundër faktit se në Samitin e Berlinit mori pjesë si e paftuar në vend të Jean-Claude Juncker.

Pas Samitit të Berlinit, ajo ka marrë iniciativë që të takojë në Tiranë, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe presidentin e Serbisë, Aleksadner Vuçiqin, gjatë Samitit të Brdo-Brionit, gjatë 8 dhe 9 majit në Tiranë.

Këtë e kanë konfirmuar në Bruksel për tanjug.

“Ministrja e Jashtme e BE-së, do të diskutojë në takime të ndara, me presidentin Aleksander Vuçiq, dhe Hashim Thaçin”, kanë thënë për tanjug, transmeton Gazeta Express.

Nga BE-ja ndër të tjera kanë thënë se Mogherini si ndërmjetësuese ka vazhduar përpjekjet dhe kontaktet me dy palët, që të rifillojnë dialogun për normalizimin e raporteve Prishtinë-Beograd.

Mogherini si ndërmjetësuese po përpiqet që  të ruaj rolin e saj në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, megjithatë nga Brukseli hezitojnë që të flasin për ndonjë parashikim se kur mund të priten ndryshime për të rifilluar dialogun.

Pas Samitit të Berlinit, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të vazhdojnë përpjekjet për normalizim të raporteve, dhe si rrjedhojë është caktuar edhe Samiti i Parisit që do të mbahet me 1 korrik të këtij viti, e ku do të marrin pjesë vetëm Kosova dhe Serbia.

Lidhur me këtë takim në kryeqendrën franceze, kryeministri Ramush Haradinaj, në një intervistë për T7, ka thënë se pas Berlinit nuk ka me dialog të Federica Mogherinit, dhe se tashmë është një format tjetër i dialogut, që është marrë në dorë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron.

Haradinaj në vazhdimësi ka kritikuar çasjen e ndërmjetësueses Mogherini, duke thënë se ajo i ka bërë një dëm të madh BE’së, në momentin që  ka lejuar në tryezën e bisedimeve të hapet çështja e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë Samiti i Berlinit është parë si jashtëzakonisht i suksesshëm nga shumë deputet të Bundestagut gjerman, të cilët i ka gëzuar fakti se dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë pa diskutime të rrezikshme për kufijtë.

E se një ide e tillë për kufijtë është varrosur në Berlin, e ka pranuar edhe kreu i shtetit serb, Aleksadner Vuçiq, duke thënë se ‘Ideja ime për korrigjim dështoi. Plani im për pajtim me shqiptarët dështoi, dhe për këtë populli serb do të ketë pasoja në 20-30 vitet e ardhshme”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme