Katër të akuzuarve për vrasjen e policit u ashpërsohen rëndë dënimet, njërit i zvogëlohet

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka vendosur sipas ankesave në çështjen e të akuzuarve Ramadan Gashi,Vesel Gjinovci, Kujim Bejiqi, Adonis Gashi dhe Vesel Bunjaku në lidhje me vrasjen e policit Shemsi Gashi, rast ky që kishte ndodhur më 25 mars 2015 në lagjen Mati të Prishtinës.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 30.11.2018, është ndryshuar sa i përket cilësimit ligjor të veprave penale për disa nga ta si dhe vendimit mbi dënim, raporton Koha.net.

Të akuzuarit Ramadan Gashi për veprat penale “shtytje në kryerjen e veprës penale vrasje e rendë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, i është zbutur dënimi nga 25 vjet në 22 vjet e 6 muaj burgim.

Ndërsa të akuzuarve tjerë të këtij rasti, dënimet u janë rritur në masë të konsiderueshme.

Kështu, të akuzuarit Vesel Gjinovci, i cili është shpallur fajtor për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” i është rritur dënimi nga 8 vjet burgim në 14 vjet e 6 muaj.

Dënimi, sipas Gjykatës së Apelit, u është ashpërsuar edhe tre të akuzuarve tjerë Kujim Bejiqi, Adonis Gashi dhe Vesel Bunjaku të cilët janë gjetur fajtorë për veprën penale “ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë”.

Kujtim Bejiqi nga 5 vjet sa ishte dënuar nga gjykata e shkalles së parë, është dënuar më 10 vjet burgim nga ana e Gjykatës së Apelit. Adonis Gashi nga 3 vjet e 10 muaj, dënimi i është rritur në 8 vjet. Ndërsa Vesel Bunjaku nga 5 vjet e 6 muaj në 11 vjet e 6 muaj.

Kujtojmë se eprori policor i krimeve ekonomike, Shemsi Gashi, ishte vrarë më 25 mars 2015 në lagjen “Mati” të Prishtinës, ndërsa për vrasjen e tij Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte akuzuar tetë persona.

Në aktakuzë ishte thënë se për vrasjen e policit, Vesel Gjinovcit e Kujtim Bejiqit u ishin premtuar 5 mijë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme