Veturat ekzotike të policisë ekzistojnë në disa vende të botës.
Ndërkaq, një veturë tjetër luksoze të forcave të sigurisë së Abu Dabit, e tipit Motors Lykan, është duke qarkulluar rrugëve të rajonit, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, vetura mësohet të ketë numër të kufizuar të prodhimit – vetëm shtatë sosh.
Vetura mësohet se posedon një motor 3.7-litërsh me turbo binjake, e zhvilluar nga RUF që prodhon 740 kuajfuqi.
Ky numër i madh i kuajfuqive ia mundëson që vetura të arrijë 100 km/h për një 2.8 sekonda.
Gjithashtu, vetura arrin shpejtësinë maksimale prej 395 km për orë. /Lajmi.net/