Hulumtuesi i IKD, Gëzim Shala në emisionin Frontal në T7 ka deklaruar se iniciativa e Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli për krijimin e një Tribunali Ndërkombëtarë për krimet e serbëve në Kosovë gjatë kohës së luftës, duhet të shkohet në mënyrë efektive drejtë rrugës së mendueshme
Sipas tij kjo ide në shikim të parë janë është shumë glamuroze por në materie është diçka e pa qenë.
“Nga ajo që ne kemi pa është se prokurorët dhe gjyqtarët nuk kanë pasur vullnet që të ndjekin krimet e luftës. Mundësi ka pasur gjithmonë por për faktin kjo ka qenë nën kompetencat e UNMIK’ut dhe EULEX”, ka thënë Shala.
Ai ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të bëjë presion në zbardhjen krimeve të luftës.
Kurse si mudnësi të realizueshme nga Kosova e sheh vetëm institucionet vendore për zbardhjen e rasteve të luftës në Kosovë.
“Në aspektin juridik janë të gjithë mundësit qoftë nga Kosova qoftë nga Serbia që e kaluara të pastrohet nga krimet që kanë ndodhur në atë kohë”, ka deklaruar hulumtuesi i IKD-së.