Taycan është një nga modelet më të rëndësishme që kompania prodhuese e veturave Porsche ka prodhuar 70 vitet e fundit.
Si rrjedhojë e kësaj, po iu kushtohet më shumë vëmendje specifikave të veturës, transmeton lajmi.net.
Një nga detajet që është bërë e ditur nga vetë kompania është se vetura do të plasohet në treg shtatorin e këtij viti.
Edhe kompania Porsche ka lansuar disa skica dhe imazhe të modelit. Por, një anëtar i forumit të veturave nga kjo kompani sapo ka postuar një sërë imazhesh të serisë ‘Taycan’.
Ende nuk janë bërë të ditur karakteristikat që do ketë vetura, megjithëse kompania gjermane pret të ketë shumë shitje nga modeli i ri. /Lajmi.net/