Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë në Tiranë se as që bëhet fjalë për një përafrim të qëndrimeve rreth marrëveshjes me Kosovën, përderisa sipas tij në samitin e Brdo Brujunit e ka pyetur edhe në anglisht dhe serbisht homologun e tij kosovar, Hashim Thaçin se çka je duke bërë, a je mirë?
Këto pyetje Kryetari i Serbisë ia ka drejtuar Thaçit për shkak të siç tha ai “situatës rreth taksës”.
Ndërkaq, sa i përket shtrëngimit të duarve që pati me kryetarin e Kosovës në margjinat e samitit të Brdo-Brijunit ai tha se kjo mjafton dhe pyeti: “Çka të bëjë tjetër pos t’i shtrëngoj duart, a keni pritur që të puthem me të ?”
Numri një i Serbisë ka paralajmëruar edhe paradë të ushtrisë serbe në Nish.